MKRS ndan 25 mijë euro për renovimin e stadiumit në Istog

  • 01 September 2015 - 12:31
MKRS ndan 25 mijë euro për renovimin e stadiumit në Istog
Ministri i Kulturës, rinisë dhe sportit (MKRS) Kujtim Shala, sot ka nënshkruar  memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Istogut Haki Rugova, me të cilën këtij qytetit i ofrohet mbështetje financiare në vler prej 25 mijë euro për renovimin e stadiumit të qytetit, është bërë e ditur nga një komunikatë për media të lëshuar nga MRKS.
 
Sipas kësaj komunikate bëhet e ditur se në vazhdën e projekteve të shumta të MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, kjo ministri Istogut do ti ndaj shumen prej 25 mijë euro, me qëllim të renovimit të këtij stadiumi. Ndërsa komuna e Istogut do të investojë me 50 mijë euro të tjera.