Isco lëshohet nga spitali pas operacionit

  • 26 September 2018 - 13:25
Isco lëshohet nga spitali pas operacionit

Faqja zyrtare e Real Madridi ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll Isco është liruar nga spitali pas operacionit që pati mbrëmë. Ai është operuar për shkak se vuante nga apendiciti.

26-vjeçari do ta humbë ndeshjen e së shtunës kundër rivalëve të qytetit, Atletico Madridit pas operacionit që pati dje në mbrëmje.

Real Madridi nuk ka bërë të ditur se për sa do të mungojë Isco, megjithatë në media raportohet se ai do të mungojë për rreth katër javë dhe ndoshta nuk do të kthehet as për ndeshjet e El Clasicos kundër Barcelonës në Camp Nou.

“Lojtari ynë, Isco, është lëshuar nga spitali sot. Që nga tani, ai e fillon procesin e rikuperimit nën vëzhgimin e ekipit mjekësor të Real Madridit”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi madrilen.

Mesfushori kishte qenë pjesë e ekipit të parë çdo ndeshje që nga emërimi i Julen Lopeteguit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, pas dorëheqjes së Zinedine Zidanet. Ai ishte pjesë e të gjitha shtatë ndeshjeve të këtij sezoni, në të cilat i kishte shënuar dy gola. 

(Kosova Sot)