Wenger: Nuk jam pensionuar nga futbolli

  • 26 September 2018 - 13:47
Wenger: Nuk jam pensionuar nga futbolli

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se ai nuk e ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga futbollit, por është ende i pasigurt se kur do të kthehet përsëri në pozitën e trajnerit të ndonjë klubi.

Strategu francez u largua nga Arsenali pas një periudhe 22-vjeçare. Ai e bëri të ditur largimin e tij në maj të këtij viti pasi që nuk kishte arritur t’ia siguronte skuadrës së tij kualifikimin në Ligën e Kampionëve gjatë dy sezoneve të fundit.

Wengeri, i cili në tetor i mbush 69 vjeç, nuk është duke u nxituar për ta marrë vendimin për punën e tij të radhës. Gjatë verës ishte përfolur se ai mund të emërohej në pozitën e trajnerit të Real Madridit dhe të Paris Saint-Germainit.

Ai mori pjesë në një ndeshje të organizuar babanë e Michel Platinit, Aldos, i cili ka ndërruar jetë, si dhe mori pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s që u mbajt në Londër.

“Të jem i sinqertë, për momentin nuk kam menduar për të punuar në ndonjë klub sepse i kam thënë vetes së gjatë këtyre muajve të parë, nuk do të marrë asnjë vendim”, ka thënë Wenger.

“Kështu që nuk jam shqetësuar për këtë gjë, nuk kam menduar fare. Por, jo, nuk jam i pensionuar. Nëse do të kërkoja pensionin, do ta kisha bërë që një kohë të gjatë. Unë do t’i mbushi 69 vjeç në tetor”.

Kur u pyet se nëse do të pranonte të merrte ndonjë rol tjetër menaxherial brenda ndonjë klubit, përveç pozitës së trajnerit, Wengeri u përgjigj duke thënë: “Nuk e di, nuk e di”


 

(Kosova Sot)