“Momente delikate për Italinë” - Sport - Kosova Sot
“Momente delikate për Italinë”

“Momente delikate për Italinë”

Pash fishkëllimave të mbrëmshme të tifozëve italianë në Genoa në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Ukrainës, e cila përfundoi pa fitues, dhe Lorenzo Pellegrini e ka quajtur moment delikat.

Italia kaloi në avantazh e para, mirëpo Ukraina e drejtuar nga legjenda e Milanit, Andrie Shevchenko, arriti ta barazoi rezultatin.

Italia nuk ka fituar që nga shtatori i vitit 2017, dhe mbrëmë lojtarët kanë pranuar fishkëllima nga të pranishmit.

“E kuptojmë edhe ne, është një moment delikat”, ka thënë pas ndeshjes mesfushori i Romës.

“Ne i bëmë disa gjëra të mira. Një fitore do të sillte gjëra të mira, dhe ne kërkojmë falje që nuk arritëm fitore”.

“Tani të mendojmë për të dielën, është një ndeshje e rëndësishme kundër Polonisë”.

Italia do të ndeshet me Poloninë në kuadër të Ligës së Kombeve të dielën Chorzow. 

(Kosova Sot)

14 orë e 45 minuta më parë
21/10/18