Lojtari shqiptar e rrah trajnerin në Zvicër - Sport - Kosova Sot
Lojtari shqiptar e rrah trajnerin në Zvicër

Lojtari shqiptar e rrah trajnerin në Zvicër

Një lojtar shqiptar, Kushtrim Lushtaku, e ka rrahur trajnerin e tij në klubin zviceran të futbollit, CFR Pforzheim të Oberliga Baden-Württemberg, niveli i pestë i futbollit në Gjermani.

Për shkak të incidentit, Lushtaku është përjashtuar nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur që ta mbështesin trajnerin Gokhan Gocke, 34-vjeçar.

Për këtë incident ka raportuar media gjermane Bild, megjithatë Lushtaku i ka mohuar këto akuza. Për më tepër, edhe drejtori sportiv i klubit, Torsten Heinemann,  e ka pranuar se Lushtaku dhe Gocke nuk kishin një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk e ka pranuar se mes tyre ka pasur një përleshje.

“E gjitha kjo nuk e tregon situatën e vërtetën brenda klubit. Ne jemi duke bërë punë të mrekullueshme me stafin dhe të rinjtë tonë. Por, është e vërtetë që Kushtrimi dhe Gokhani nuk ishin shokë”.

Vëllai i Kushtrimit, Kreshniku, vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi. Heinemann ka bërë të ditur se 24-vjeçari nuk do të dënohet për veprat e vëllait të tij.

“Familja Lushtaku është një familje e drejtë dhe e mrekullueshme. Ata janë integruar plotësisht këtu”, ka shtuar Heinemann.

 

(Kosova Sot)

13 orë e 50 minuta më parë
21/10/18