Berisha: Gjithmonë jap maksimumin për Kosovën

  • 11 October 2018 - 23:47
Berisha: Gjithmonë jap maksimumin për Kosovën

Valon Berisha ka thënë se ai ndihet shumë mirë me fitoren e sotme kundër Maltës derisa ka thënë se ndihet mirë që po e ndihmon Kosovën

Berisha bëri asistimin në golin e parë të Kosovës, ku shënoi Kololli në minutën e 30’të te ndeshjes, derisa ka thënë se ndihet i nderuar që trajneri ka startuar me të.

“Ka shumë kohë që jam i lënduar dhe ka kohë që nuk kam startuar. Ndihem mirë që jam kthyer. Ngadalë do të vije në formë që kam pasur më parë”, ka thënë Berisha.

“Për Kosovën gjithmonë e jap maksimumin dhe do ta bëj edhe në ndeshjen e tretë”.

 

(Kosova Sot)