Ibrahimovic çdo herë e më afër rikthimit në Milan

  • 16 October 2018 - 17:31
Ibrahimovic çdo herë e më afër rikthimit në Milan

Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Milan.

Boshnjakut me nënshtetësi suedeze, nuk po i pëlqen aq shumë MLS (Majol League Soccer), andaj edhe po e mendon largimin.

Siç raportojnë mediat nga Apeninet, futbollisti i LA Galaxy sipas të gjitha gjasave pritet të kthehet te skuadra që e fitoi Serinë A në vitin 2010-2011.

Madje raportohet se ai do të pranojë çfarëdo page vetëm e vetëm që të rikthehet në kontinentin e vjetër.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual.

Kujtojmë se ish kapiteni i kombëtares skandinave edhe më herët kishte deklaruar se klubi italian është i vetmi që do të rikthehej.

 

(Kosova Sot)