Pato pohon se mund të rikthehet në Serie A

  • 16 October 2018 - 17:48
Pato pohon se mund të rikthehet në Serie A

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato ka theksuar se mund të rikthehet të luajë në kampionatin Italian pasi ka marrë disa ofertanga klubet e Serie A. Ai luajti plot 6 sezone me Milanin ku numëroi 150 ndeshje dhe 63 gola të shënuar. 
“Unë kam marrë disa oferta nga disa klube të Serisë A, por edhe nga ligat e tjera evropiane. Do ta shohim në fund të vitit. Jam shumë i lumtur që Leonardo dhe Maldini janë kthyer në Milan, edhe për ta, por edhe për tifozët.
Kam biseduar me Leon disa herë dhe natyrisht, ka pasur disa shaka për kthimin tim në Milan. Duke i lënë anash shakatë, unë e kam edhe një vit në kontratën time në Kinë dhe pastaj do e shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Pato.

 

(Kosova Sot)