Italia e Mancini-t, 510 milionë euro për 11 lojtarë

  • 16 October 2018 - 17:52
Italia e Mancini-t, 510 milionë euro për 11 lojtarë
Suksesi i Mancini-t është te fakti se ka arritur të bëjë të bashkëjetojnë në fushë shumë talente dhe se ka aktivizuar në mesfushë vetëm regjisorë, si Verratti-Barella dhe Jorginho.

Italia është kthyer më në fund të fitojë. Paraqitja e mirë e bërë të dielën në mbrëmje në Poloni ka lejuar ekipin e Mancini-t të shmangë rënien në Ligën B të Nations League.

Ka funksionuar treshja sulmuese Chiesa-Bernardeschi-Insigne, me juventinin dhe napolitanin që mund ta kishin zgjidhur ndeshjen shumë më herët nëse do të ishin treguar pak më cinikë para portës.

Suksesi i Mancini-t është te fakti se ka arritur të bëjë të bashkëjetojnë në fushë shumë talente dhe se ka aktivizuar në mesfushë vetëm regjisorë, si Verratti-Barella dhe Jorginho.

Një mesfushë që vlen shumë edhe në merkato, duke parë 65 milionë eurot e derdhura nga Chelsea në arkat e Napoli-t për italo-brazilianin, 70 të paguara nga PSG për ish-lojtarin e Pescara-s dhe 45 të talentit të Cagliari-t, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Inter dhe Milan.

E njëjta shifër e paguar për Verratti-n do të duhej për të blerë, respektivisht nga Juventus dhe Napoli, Bernardeschi-n dhe Insigne-n. Ndërsa do të duheshin 10 milionë më pak për talentin e Fiorentina-s, Chiesa. Në mbrojtje kalohet nga 40 milionë euro për Donnarumma-n te 15 për Biraghi-n, autori i golit të fitores kundër Polonisë.

Në total, formacioni i hedhur në fushë nga Mancini kundër Polonisë, ka një vlerë totale 510 milionë euro: Donnarumma 40; Florenzi 25, Bonucci 35, Chiellini 15, Biraghi 15; Barella 45, Jorginho 65, Verratti 70; Bernardeschi 70, Insigne 70, Chiesa 60.

 

(Kosova Sot)