Kur pret 22 ndeshje për një fitore dhe pastaj i arrin dy

  • 17 October 2018 - 09:52
Kur pret 22 ndeshje për një fitore dhe pastaj i arrin dy

Tipike. Pret hiç më pak se 22 ndeshje për ta korrur fitoren e parë në një ngjarje me karakter garues dhe pastaj i arrin dy brenda vetëm katër ditëve.

Pasi e kishte thyer akullin duke e mundur Armeninë 1-0 në udhëtim të shtunën, Gjibraltari e arriti fitoren e dytë zyrtare duke fituar me përmbysje ndaj Litenshtajnit në Ligën e Kombeve.

Golat nga George Cabrera dhe Joseph Chipolina e përmbysen golin hapës të Dennis Salanovicit për t’ia siguruar fitoren e dytë Gjibraltarit.

Kjo është hera e parë që Kombëtarja, e renditur e 198-ta në botë, ka shënuar më shumë se një gol brenda një ndeshjeje.

Ky rezultat i jep këtij vendi shpresë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian EURO 2022 përmes Ligës së Kombeve – pasi renditen e dyta me vetëm tri pikë më pak se Maqedonia në Grupin 4 të Ligës D.

Gjibraltari u bë anëtare e UEFA-s në vitin 2013 dhe para rezultatit të së shtunës, dy fitoren e vetme të tij – kundër Maltës dhe Letonisë – u arritën në ndeshje miqësore.

Gjibraltari i humbi të gjitha ndeshjet për kualifikime në EURO 2016 dhe Botërorin 2018, duke i pranuar 56 gola në të parën dhe 47 në të dytën. 

(Kosova Sot)