Cesc Fabregas futet në Librin botëror të Ginisit

  • 17 October 2018 - 10:18
Cesc Fabregas futet në Librin botëror të Ginisit

Mesfushori spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas, ka hyrë në Librin botëror të Ginisit, duke u bërë futbollisti i cili ka arritur për kohën më të shkurtër t’i bëjë 100 asiste në Premierligë.

Fabregasit iu deshën 293 ndeshje për t’i bërë këto 100 asiste, 74 ndeshje më shpejtë se futbollisti i cili e mbante këtë rekord, legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, i cili kishte arritur t’i bënte 100 asiste për 367 ndeshje.

“Unë nuk jam më i shpejti, unë nuk jam as edhe më i fuqishmi, unë jam më i lëvizshmi dhe as nuk mund të kërcej shumë lartë”, ka thënë ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, i cili u transferua në Chelsea në vitin 2014.

“Por, për ta arritur këtë rekord në karrierën time, kjo është një ndër gjërat për të cilat janë më së shumti krenar sepse kjo është puna e mirë dhe domethënë që arrita të bëjë atë mirë”.

Fabregasi e mban edhe rekordin për më së shumti pasime me vollej brenda 30 sekondave në dyshe. Ai arriti ta bëjë këtë gjë në bashkëpunim me Jamie Redknapp, duke i bërë gjithsej 15 të tilla në vitin 2017.

(Kosova Sot)