Legjenda e Unitedit: Madje as Messi s’mund t’i ndihmojë këtij ekipi të Man Unitedit

  • 17 October 2018 - 10:18
Legjenda e Unitedit: Madje as Messi s’mund t’i ndihmojë këtij ekipi të Man Unitedit

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Paul Scholes, përsëri e ka kritikuar dikur klubin e vet, duke thënë se madje as Lionel Messi nuk do të ishte në gjendje ta ringjallë atë.

Momentalisht Unitedi ndodhen në pozitën e tetë në Premierligë, me shtatë pika mbrapa liderëve Chelseat, Liverpool dhe Manchester City, pasi i ka humbur tri nga tetë ndeshjet e para këtë sezon.

Ecuria e formës së dobët ka bërë që presioni i madh të bjerë mbi trajnerin Jose Mourinho, me mediat britanike që shpesh sugjerojnë se trajneri dhe disa lojtarë të caktuar të ekipit të parë i kanë prishur marrëdhëniet.

Scholes beson se morali ka rënë shumë poshtë në “Old Trafford” momentalisht saqë detyrua për ta rikthyer Unitedin në binar do të ishte e tepërt edhe për gjeniun e Barcelonës.

“Ndiej sikur çdo lojtar që vjen në ekipin e Unitedit vuan nga forma e dobët”, tha Scholes për ESPN.

“Ndiej se mund ta transferojmë Messin tani dhe ai nuk do t’ia dilte në këtë ekip”, shtoi ai.

(Kosova Sot)