“Arsenali duhet ta bëjë Ramseyn kapiten”

  • 18 October 2018 - 09:58
“Arsenali duhet ta bëjë Ramseyn kapiten”

Aaron Ramsey është dashur të jetë kapiteni i Arsenalit sipas Jack Wilshere, pasi uellsiani pritet të largohet nga Londra në fund të këtij stinori.

Ramsey pritet të largohet nga Arsenali si transferim i lirë, pasi nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën me topçinjtë.

“Për mua ai duhet të jetë kapiteni i Arsenalit. E di që ai e do klubin. Është e vështirë që unë të komentoj për këtë sepse nuk jam atje por e di që ai është një lojtar i madh”, ka thënë Wilsher, i cili u largua nga Arsenali gjatë kësaj vere në drejtim të rivalit lokal, West hamit.

“Ai është një djalosh i shkëlqyer, ai është pjesë e klubit qe një kohë të gjatë”.

(Kosova Sot)