Alves - Buffonit: Do t’i shkëmbeja tre titujt e Ligës së Kampionëve me titullin tënd të Botërorit

  • 18 October 2018 - 14:01
Alves - Buffonit: Do t’i shkëmbeja tre titujt e Ligës së Kampionëve me titullin tënd të Botërorit

Dani Alvesi i ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve gjatë karrierës së tij, mirëpo bashkëlojtari i tij në Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon ka bërë të ditur se braziliani do t’i shkëmbente të tri këto medalje për medaljen e Buffonit të Kupës së Botës.

Alves dhe Buffon janë dy lojtarët me përvojën më të madhe në PSG dhe së bashku, ata kanë arritur ta fitojnë çdo titull të mundshëm. Megjithatë, janë disa dallime të dukshme në biografitë e tyre.

Buffon, edhe pse kishte kaluar 17 sezone me kampionët e Serisë A dhe kishte arritur tri herë deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ai kurrë nuk kishte arritur të triumfonte në këtë garë. Ndërsa, Alves ka bërë 107 paraqitje për Brazilin, por nuk ka arritur të triumfojë në Kupën e Botës.

‘Do të ju them diçka. Para disa ditëve, isha duke bërë dush pas një seance stërvitore dhe Dani Alves ishte duke më shikuar. Ai më tha: ‘Gigi, do të doja t’i jepja tre titujt e mi të Ligës së Kampionëve dhe ta marrë titullin tënd të Kupës së Botës në këmbim’”, ka bërë të ditur Buffon.

“’Liga e Kampionëve është e mrekullueshme, por Kupa e Botës të jep ndjenjën se ke bërë diçka të mirë për vendin tënd. Ti je duke luftuar aq shumë për ta fituar Ligën e Kampionëve, unë i kam tri, por do t’i këmbeja e medaljen tënde të Botërorit’. Kështu më tha ai”.
(Kosova Sot)