Ylli i Interit në dyshim për derbin e Milanos

  • 18 October 2018 - 14:59
Ylli i Interit në dyshim për derbin e Milanos

Mesfushori i Interit, Matias Vecino, thuhet se ka probleme muskulore, por ai mund të mungojë në derbin e Milanos.

27-vjeçari uruguaian u largua nga qendra stërvitore e kombëtares, dhe u kthye në Itali për testime mjekësor.

Sky Sports ka raportuar se ai ka vetëm lodhje muskulore, mirëpo është në dyshim për superndeshjen e së dielës mes Interit dhe Milanit.

Vecino do të evoluohet  gjatë ditëve në vijim nga mjekët e klubit, mirëpo me ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, duket se Interi nuk do të rrezikojë.

(Kosova Sot)