“Ronaldo i vjetër është më i mirë se Cristiano Ronaldo”

  • 18 October 2018 - 15:10
“Ronaldo i vjetër është më i mirë se Cristiano Ronaldo”

Ish-trajneri i Interit, Gigi Simoni, beson se Ronaldo ka qenë shumë i kompletuar se Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Sulmuesi legjendar brazilian i ka shënuar 34 gola në 47 paraqitje me Interin nën menaxhimin e Simonit, dhe trajneri ka thënë se ai është më i mirë se portugezi, transmeton Gazeta Express.

“Ronaldo im ka qenë më i kompletuar, më i paparashikueshëm”, ka thënë Simoni.

“Ata janë dy lojtarë të ndryshe. Cristiano është një lojtar i mirë, mirëpo Fenomeni ka qenë diçka tjetër”. 

Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës për 112 milionë euro. Gjatë kohës së tij në Real Madrid, ai kishte arritur t'i shënojë 450 gola në 438 ndeshje.

(Kosova Sot)