Ndikimi i Rooneyt në DC United: Nga fundi i tabelës drejt kualifikimeve

  • 18 October 2018 - 16:02
Ndikimi i Rooneyt në DC United: Nga fundi i tabelës drejt kualifikimeve

Kur Wayne Rooney u transferua në DC United, klubi nga Uashingtoni ishin në fund të tabelës së ligës amerikane të futbollit, Major League Soccer, pasi kishin filluar sezonin me vetëm dy fitore nga 13 ndeshje. Tani, pas transferimit të Rooney, ata janë shumë afër kualifikimit për ‘playoffs’.

Rooney arriti ta shënojë një gol të mrekullueshëm dje në ndeshjen kundër Torontos. Kjo ishte gola e tij e dhjetë në 18 ndeshje, duke ia siguruar kështu skuadrës së tij tre pikët e radhës. Tani, DC Unitedit i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta arritur synimin, i cili në fillim ishte konsideruar i pamundur.

Fituesi i Ligës së Kampionëve e ka filluar në mënyrë të mrekullueshme karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i ndihmuar skuadrës së tij t’i marrin 38 pikë në 18 ndeshjet që nga transferimi i tij. Ata kishin arritur t’i marrin vetëm 11 nga 14 ndeshjet para blerjes së ish-sulmuesit të Manchester Unitedit.

Por, nuk është vetëm talenti i tij në futboll që e ka bërë Rooney kaq të rëndësishëm për DC United. Puna e palodhshme e tij në seancat stërvitore ka bërë që të ndikohen edhe bashkëlojtarët e tij. Këtë gjë e ka bërë të ditur pikërisht trajneri Ben Olsen.

“Në shumë mënyrë, ai ka më shumë ndikim në këtë grup se unë. Ky është realiteti i hidhur. Kur një djalosh si Wayne vjen këtu, ai nuk është aspak egoist, ai interesohet për grupin dhe dëshiron të fitojë”, ka thënë Olsen.

(Kosova Sot)