“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë”

  • 18 October 2018 - 16:27
“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë”

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është prezantuar si mbrojtësi më i mirë në botë sipas ish-lojtarit të Juventusit dhe Lazios, Guglielmo Stendardo.

27-vjeçari është rregullisht në formacionin bazë të Napolit që nga viti 2014, kur u transferua nga Genk.

“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë momentalisht”, ka thënë Stendardo për Radio Kiss Kiss.

“I vetmi që i afrohet është Sergio Ramos”.

“Ai është rritur shumë gjatë tre vjetëve nën menaxhimin e Maurizio Sarrit, ai e kontrollon shumë mirë topin dhe krijon raste nga mbrapa”.

(Kosova Sot)