Robben: Pavarësisht moshës, në futboll mund të jesh ose i mirë ose i keq

  • 18 October 2018 - 16:42
Robben: Pavarësisht moshës, në futboll mund të jesh ose i mirë ose i keq

Mesfushori anësor i Bayern Munichut, Arjen Robben, nuk dëshiron të gjykohet në bazë të moshës së tij, pasi që sipas tij një futbollist mund të jetë vetëm i mirë ose i keq, pavarësisht moshës.

Holandezi Robben e ka pasur një karrierë të mrekullueshme deri më tani, e cila e ka dërguar atë nga Gronigeni në Bayern Munich, përmes PSV-së, Chelseat dhe Real Madridit.

Në moshën 34-vjeçare, ai ende mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm për Bayern Munichun dhe këtë sezon ai ka bërë dhjetë paraqitje, në të cilat ka arritur t’i shënojë tri gola.

Për shkak të rezultateve gjatë viteve të fundit në garat evropiane, është sugjeruar që Bayerni duhet të përqendrohet më shumë te të rinjtë, por Robben beson se profesionistët si ai dhe Franck Ribery ende mund t’i kontribuojnë klubit.

“34-vjeç nuk është shumë i vjetër, ne kemi një personalitet dhe një mendim që mund t’i ndikojë klubit. Nuk mund të konsiderohet një lojtar shumë i vjetër, ai mund të jetë ose i mirë ose i keq”, ka thënë Robben.


(Kosova Sot)