Shuhet në moshë të re huligani i njohur që u futi frikën serbëve
Një aksident i ndodhur në autostradën A3 në zonën e quajtur Ivaniç Grad, i ka marrë jetën huliganit kroat Ante Firiç.
Firiç ka ndërruar jetë pas përplasjes mes tyre të tre makinave, të hënën në mëngjes.
Ai ishte kthyer në makthin e serbëve, pasi herë pas here krijonte trazira. Kroati ishte mjafti i njohur për sherret masive që shkaktoi në ndeshjen midis Partizani të Beogradit dhe Crvenës së Zvezdës.
Policia bën me dije se ka qenë një plan të mirëorganizuar që u finalizua me vdekjen e ultrasit në moshën 27-vjeçare.
Ndërkohë ende nuk janë kapur autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar në Kroaci.
(Kosova Sot)