Hazard: S’ka rëndësi nëse s’kaloj në La Liga, mund të pensionohem në Chelsea

  • 19 October 2018 - 10:31
Hazard: S’ka rëndësi nëse s’kaloj në La Liga, mund të pensionohem në Chelsea

Eden Hazard ka folur përsëri për të ardhmen dhe kësaj radhe ka thënë për Sky Sports se nuk i duhet më patjetër të transferohet në ligën spanjolle dhe se do ta ishte mjaft i lumtur t’i japë fund karrierës në Chelsea.

Sulmuesi belg më parë se përshkroi transferimin e mundshëm në Real Madrid si ëndërr të fëmijërisë, derisa raportohej se Reali po e përgatiste një ofertë për të për afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, ai ka pohuar tani se nuk është problem për të edhe nëse kalimi në Spanjë nuk ndodh.

“Mund të pensionohem në Chelsea. Nuk ka problem. Jam i lumtur me këtë klub, me ekipin dhe familjen e kam këtu, po ashtu. Prandaj, nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk është problem. I dua tifozët dhe mendoj se edhe ata më duan mua. Çfarëdo që ndodh në të ardhmen, do të jem i lumtur, kaq kisha”, tha Hazard.

Ndërkohë, Chelsea planifikon t’i ofrojë Hazardit ofertë marramendëse për ta larguar interesimin e Real Madridit për të. Klubi londinez është i interesuar ta bëjë belgun lojtarin më të paguar në Premierligë, me pagë vjetore prej 18 milionë euro.

Në Angli besojnë se negociatat për ripërtëritjen e kontratës së tij aktuale, e cila skadon në vitin 2020, do të nisin para Krishtlindjes.

 

(Kosova Sot)