Suso ndez derbin: E kam refuzuar dy herë Interin

  • 19 October 2018 - 10:51
Suso ndez derbin: E kam refuzuar dy herë Interin

Afron derbi i Milanos, në sfidë me rëndësi të veçantë për të gjithë, por një ndër lojtarët që e ndjen më shumë këtë ndeshje është Suso, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, i cili është përfolur shpesh për kalim tek Interi, por ka refuzuar.

Është vetë spanjolli ai që konfirmon ofertat zikaltër, në një intervistë për Tuttosport: “Më kërkuan në 2017 dhe verën e shkuar, por nuk e kam menduar kurrë largimin nga Milani, jam i kënaqur që kam qëndruar te kuqezinjtë”.

Në verë u raportua se Milani po bisedonte me Interin dhe se Suso pëlqehej nga Spalletti, por në atë kohë drejtori sportiv kuqezi Mirabelli mohoi gjithçka, ndryshe nga çfarë thotë Suso: “U habita kur Mirabelli tha që nuk dinte asgjë për ofertën e Interit, sepse kisha biseduar me të për këtë gjë. Synimi ishte të qëndroja te Milani”.

Pas një fillimsezoni mjaft pozitiv, Suso sërish kërkohet nga disa klube të mëdhenj, të paktën duke lexuar shtypin italian e europian: “Më vjen mirë që më lidhin me ekipe si Barcelona apo Manchester City, por edhe Milani është një skuadër e madhe. Nuk dihet asnjëherë e ardhmja, por kam thënë gjithnjë që jam i lumtur këtu. Nuk besoj se do luaja në një klub tjetër në Itali, por natyrisht varet nga Milani, nëse nuk më do më diskutimi ndryshon. Modeli im? Nuk lodhem kurrë së pari Hazard. Kur isha i vogël çmendesha pas Kaka-së, lojtar me shpërthime të jashtëzakonshme dhe gjithnjë i kthjellët kur duhej të vendoste nëse duhej të pasonte apo të gjuante”.

 

(Kosova Sot)