Rooney: Këta janë 5 futbollistët që e kontrollonin zhveshtoren e Manchester Unitedit

  • 19 October 2018 - 11:38
Rooney: Këta janë 5 futbollistët që e kontrollonin zhveshtoren e Manchester Unitedit

Wayne Rooney ka thënë se ai ishte njëri prej pesë futbollistëve të Manchester Unitedit që e kontrollonin zhveshtoren, në mënyrë që Sir Alex Ferguson të mos ngarkohej me një gjë të tillë.

Ish-kapiteni i Unitedit dhe Anglisë ka zbuluar sesi ata ua hiqnin egot blerjeve të reja menjëherë pasi i mirëprisnin në “Old Trafford”, gjatë kohës së Fergusonit në krye të ekipit.

“Kjo nuk do të lejohej të ndodhte kurrë”, tha Rooney në një intervistë që do të transferohet në NBCSN të hënën.

“Lojtarët si Ryan Giggs, Gary Neville, Paul Scholes, Rio Ferdinad dhe unë – lojtarët që e kishin Unitedin në zemër ia dëshironin më të mirën klubit – nuk do ta lejonin kurrë askënd ta katranos klubin”, shtoi ai.

“Ne e kontrollonim zhveshtoren vetë. Alex Ferguson nuk ka pasur nevojë ta bëjë. Lojtarët e kishin besimin e trajnerit për ta bërë atë vetë”, shtoi ai.

Megjithatë, Rooney hodhi poshtë sugjerimet se grupi i Jose Mourinhos në United po dështon ta përsërisë stilin sulmues të skuadrës së Fergusonit

(Kosova Sot)