Interi ringjall interesimin për yllin e Barcelonës

  • 19 October 2018 - 11:58
Interi ringjall interesimin për yllin e Barcelonës

Interi e ka ringjallur interesimin për anësorin e Barcelonës, Malcomin, për të cilin flitet se mund të largohet në janar.

Sport raporton se Interi është kthyer në pistë për Malcomin, i cili gjatë verës ia ktheu shpinën Romës për t’iu bashkuar Barcelonës.

Braziliani ka luajtur vetëm 25minuta për ekipin e parë të Ernesto Valverdes deri tani këtë sezon, dhe sipas mediave spanjolle, është në fakt Tottenhami, skuadra që ka treguar më së shumti interesim për të.

Kjo mund të jetë për shkak se ziklatrit e duan 21-vjeçarin vetëm në formë huazimi, njëlloj si rivali i Tottenhamit, Arsenali. 

 

(Kosova Sot)