Të gjithë në shpëtim të Real Madridit

  • 19 October 2018 - 12:42
Të gjithë në shpëtim të Real Madridit

Ndeshja e kësaj të shtune në La Liga ndaj Levantes është shumë e rëndësishme për Real Madridin, por lajmi i mirë është se lista e të lënduarve është tkurrur.

Të enjten, Julen Lopetegui qe në gjendje ta mbikëqyrë një seancë stërvitore, në të cilën morën pjesë të gjithë futbollistët e tij, përveç Dani Carvajalit, i cili ende është i lënduar dhe Keylor Navasit, që punoi i veçuar në palestër pasi u rikthye nga udhëtimi i gjatë me Kombëtaren.

Me vetëm Carvajalin ende në listën e të lënduarve, Lopetegui e ka në dispozicion pothuajse të gjithë skuadrën për testin vendimtar të së shtunës.

Gjatë ndeshjeve të Kombëtareve, Isco dhe Marcelo e shfrytëzuan pushimin për t’u rikuperuar nga problemet fizike, derisa Gareth Bale dhe Karim Benzema i kanë tejkaluar goditjet që i morën në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Alavesit.

Bale i kaloi tri ditët e para duke punuar i veçuar, por të enjten iu bashkua grupit. /Express/

(Kosova Sot)