"Usain Bolti s'do të bëhet kurrë futbollist"

  • 19 October 2018 - 13:33

Pasi i fitoi plot tetë medalje të arta olimpike në garat e shpejtësisë, atleti Usain Bolt javën e kaluar debutoi në sportin e futbollit, me synimin që të bëhet futbollist profesionist.

Xhamajkani ka nisur karrierën në Australi me skuadrën e Central Coast Mariners, me të cilën shënoi edhe dy gola në miqësoren e fundit.

Gjithsesi, ka nga ata që e mendojnë se Bolti e ka të kotë, pasi kurrë nuk do të mund të bëhet futbollist profesionist. 

Njëri prej tyre është edhe Marcus Babbel, ish-futbollist i Bayern Munchen dhe Liverpool, aktualisht trajner i skuadrës australiane Western Sydney Wanderers.

“E kam parë të luajë dhe me gjithë respektin, mund të them se as pas 100 vitesh stërvitje, nuk do të bëhet futbollist profesionist”, deklaroi Babbel.

 

(Kosova Sot)