Valverde flet për rikthimin e Neymarit

  • 19 October 2018 - 18:33
Valverde flet për rikthimin e Neymarit

Ditëve të fundit po përflitet shumë çështja e tij.

Fjala është për fantazistin brazilian të PSG-së, Neymar, i cili ditëve të fundit po lidhet me një rikthim të mundshëm në Camp Nou.

Neymar përkundër formës së jashtëzakonshme që po kalon me parisienët, po vazhdon edhe më tutje të qëndrojë nën hijen e ylli Kylian Mbappe.

Andaj sipas të gjitha gjasave, ish futbollisti i Santos e shehë veten larg ‘Parkut të Princave’, kurse Real Madridi dhe Barcelona po e presin rastin.

Ka qenë trajneri i Katalunasve, Ernesto Valverde, i cili ka deklaruar se nuk e di nëse lojtari do të kthehet aty ku kaloi momentet më të mira, por ai thotë se do të presin me krahëhapur.

Gjithsesi më shumë zhvillime sa i përket kësaj çështjeje priten në mini-afatin kalimtar të Janarit.

 

(Kosova Sot)