“Thiago Silva është mbrojtësi më i mirë në botë”

  • 19 October 2018 - 18:59
“Thiago Silva është mbrojtësi më i mirë në botë”

Ylli i Mainzit, Moussa Niakhate, e ka vlerësuar lart Thiago Silvan e Paris Saint-Germainit si mbrojtësin më të mirë në botë.

22-vjeçari ka thënë se mbrojtësi më i mirë në botë gjendet në Francë.

“Për mua mbrojtësi më i mirë është Thiago Silva”, ka thënë Niakhate prë Goal.

“Në ballafaqimin një me një, ai është një përbindësh”.

“Unë e dashuroj futbollin, shikoj shumë futboll në TV. Unë i ruaj gjërat që i bën ai, dhe i shfrytëzoj në fushë”.

Silva erdhi në Paris në verën e vitit 2012 nga Milani për 40 milionë euro, dhe deri më tani i ka 248 paraqitje dhe 16 gola për parisienët. 

 

(Kosova Sot)