Zyrtare: Portieri i Man Cityt bëhet me pasaportë kosovare
Portieri kosovar i Manchester Cityt e ka pranuar pasaportën e Republikës së Kosovës.
Kjo do t’ia bëjë të mundur Arijanet Muriqit që të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës.
19-vjeçari ka lindur në Zvicër, mirëpo prejardhjen e ka nga Rozhaja e Malit të Zi.
Para disa javëve, ai kishte aplikuar për pasaportën kosovare në Zurich të Zvicrës.
Dhe në ndeshjet e muajit nëntor, ai pritet t'i bashkohet skuadrës së Bernard Challandes.
(Kosova Sot)