Politano: Mezi pres për derbin

  • 19 October 2018 - 22:15
Politano: Mezi pres për derbin

Anësori i Interit, Matteo Politano, mezi pret për derbin della Madonnina.

Interi dhe Milani do të takohen për herë të parë në këtë stinor, me ndeshjen e cila pritet të zhvillohet të dielën mbrëma.

“Nuk pres për derbin”, ka thënë Politano për Sky.

“Të gjithë janë duke folur për këtë derbi, mund ta ndjesh pasionin e fansave në qytet. Dy skuadrat janë në formë të mirë, nuk ka favorit në këtë ndeshje”.

Interi është në vendin e tretë të tabelës me 16 pikë, katër më shumë se Milani në vendin e 10-të.

 

(Kosova Sot)