Topi në vijë të golit, grumbullohen lojtarët një mbi një

  • 19 October 2018 - 23:52
Topi në vijë të golit, grumbullohen lojtarët një mbi një

Në ndeshjen mes Sheffield Wednesday dhe Middlesbrough në kuadër të ligës së dytë angleze, Championship, ka ndodhur një gjë interesante.

Këtë ndeshje e fitoi Middlesbroughi 2-1 si mysafir.

Në minutat e fundit të takimit shihen lojtarët vendas, të cilët tentojnë shënimin e golit të barazimit, mirëpo lojtari kundërshtar e ndalë topin në vijën e golit.

Mirëpo, pastaj lojtarët e Sheffieldit tentojnë të shënojnë, por rrëmuja e madhe afër vijës nuk e lejon një gjë të tillë, ku rreth shtatë lojtarë hedhe mbi njëri-tjetrin, disa për ta mbrojtur golin e disa për ta shënuar golin e barazimit.

 

(Kosova Sot)