El Clasico, Interi – gjashtë ndeshjet që Messi do t’i humbasë shkaku i lëndimit

  • 21 October 2018 - 10:03
El Clasico, Interi – gjashtë ndeshjet që Messi do t’i humbasë shkaku i lëndimit

Lionel Messi do të mungojë tri javë përafërsisht, pasi e theu dorën e djathtë gjatë fitores së Barcelonës ndaj Sevillës të shtunën mbrëma në La Liga.

Barça mori goditje tronditëse në fitoren e së shtunës mbrëma në La Liga ndaj Sevillës, kur Leo Messi u detyrua ta braktisë ndeshjen me dorë të thyer – një lëndim ky që do t’i marrë tri javë kohë argjentinasit për t’u riaftësuar.

 

Messi do t’i humbasë gjashtë ndeshjet e radhës të Barcelonës

Messi pritet t’i humbë ndeshjet e Barçës në La Liga ndaj Real Madridit (28 tetor), Rayo Vallecanos (3 nëntor) dhe Real Betisit (11 nëntor), si dhe ndeshjet e fazës grupore në Ligën e Kampionëve kundër Interit (24 tetor dhe 6 nëntor).

31-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen e Barçës në Kupën e Mbretit ndaj Cultural Leonesa më 31 tetor.

 

Rikthimi i Messit i mundshëm në fund të nëntorit.

Messi duket se mund të rikthehet në ndeshjen e parë të Barcelonës pas ndeshjeve të Kombëtareve, në të cilën Blaugrana do të ballafaqohet me Atletico Madridin në “Wanda Metropolitano” në La Liga më 24 nëntor. /Express/

Lista e plotë e ndeshjeve që Messi do t'i humbasë

 

 

(Kosova Sot)