Valverde: Mungesa e Messit do të ketë ndikim të madh te Barcelona

  • 21 October 2018 - 11:22
Valverde: Mungesa e Messit do të ketë ndikim të madh te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se fakti që do t’i duhet ta zëvendësojë Lionel Messin me dike tjetër është tejet shqetësues për të, pasi ylli argjentinas e theu dorën në ndeshje ndaj Sevillës të shtunën në “Camp Nou”.

Kapiteni i Barçës u detyrua ta braktisë takimin pas vetëm 26 minutave lojë pasi e theu dorën një çerek lojë pasi i kishte ndihmuar skuadrës të krijonte një epërsi prej dy golave duke asistuar një herë dhe shënuar një herë tjetër.

Valverde foli pas takimi, ku e pranoi se fakti se mungesa e tij do të jetë tejet e rëndësishme.

“Be e dimë çfarë na ofron ai dhe çfarë kundërshtari mendon kur e sheh Messin në fushë”, tha Valverde.

“Duhet të përgatitemi dhe t’i përdorim burimet për t’u ballafaquar me mungesën e tij, edhe nëse kemi ndeshje të vështira. Në të kaluarën kemi luajtur ndeshje pa të dhe gjithmonë kemi tentuar ta ruajmë stilin tonë të lojës”, shtoi ai.

 

(Kosova Sot)