U përjashtua nga “Tour de France”, italiani shpallet kampion bote në Kinë

  • 21 October 2018 - 22:27
U përjashtua nga “Tour de France”, italiani shpallet kampion bote në Kinë

Italiani Gianni Moscon ka fituar “Tour of Guangxi” këtë të diel në Kinë. 24-vjeçari u përjashtua në korrik nga “Tour de France” pas një grindje me garues tjetër.

Moscon përshkroi 169 km në kohën e 20 orë e 39 minuta e 56 sekonda, duke u shpallur kampioni botëror në turneun e organizuar në Kinë.

Pas tij në klasifikim u renditën:

2. Felix Grossschartner, (austriak) 9 sekonda më vonë

3. Sergei Chernetski (rus) 14 sekonda më vonë

4. Remi Cavagna (francez) 17 sekonda më vonë

5. Carlos Verona (spanjoll) 21 sekonda më vonë 

 

(Kosova Sot)