Valverde flet për duelin ndaj Interit, kjo është deklarata e tij

  • 23 October 2018 - 17:59
Valverde flet për duelin ndaj Interit, kjo është deklarata e tij

Skuadra e Barcelonës nesër takohet me Interin.

Barcelona dhe Interi takohen nesër me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Valverde ka folur para këtij takimi, ku tha se mungesa e Leo Messit është një sfidë e radhës për ekipin e tij.

“Inter është në momentin më të mirë të sezonit”

“Do të na mungojë Messi, por do t’ja dalim edhe pa të. Mungesa e Leos është gjithashtu një sfidë për ne.”

“Kam disa opsione për të zëvendësuar Messin, por tani nuk do tregojë këtë, pasi do t’i ndihmojë trajnerit të Interit.

“Është e pamundur që dikush të marrë përgjegjësinë për Messin, duhet të luajmë të gjithë mirë”, përfundoi tekniku i Barçës.

 

(Kosova Sot)