Jurgen Klopp ‘godet’ Zvezdan para duelit, ja deklarata e tij

  • 23 October 2018 - 18:03
Jurgen Klopp ‘godet’ Zvezdan para duelit, ja deklarata e tij

Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes me Crvena Zvezdan, ku ka theksuar se pret një ndeshje mjaft të vështirë nesër në ‘Anfield’.

Skuadra e Liverpoolit nesër do të takohet me Zvezdan me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

“Ekipet serbe janë gjithmonë të organizuara mirë dhe ata dinë të mbrohen,” tha fillimisht Klopp.

“Ne duhet të jemi të gatshëm për një luftë vërtet të vështirë, duhet të luftojmë për çdo hapësirë”.

“Red Star janë ekip serb dhe i hapën shumë vështirësi Napolit. Ishte mbresëlënëse se si ata u mbrojtën kundër Napolit. Ata po jetojnë ëndrrën e tyre. Ata fitojnë 80 ose 90 për qind të lojrave në Serbi, por Liga e Kampionëve është e ndryshme:, përfundoi Klopp.

Vlen të ceket se Jordan Henderson dhe Naby Keita nuk do të luajnë në këtë duel – për shkak të dëmtimeve.

 

(Kosova Sot)