Këta lojtarë synojnë ta shfrytëzojnë lëndimin e Mess’is

  • 23 October 2018 - 19:30
Këta lojtarë synojnë ta shfrytëzojnë lëndimin e Mess’is

Kur Lionel Messi u lëndua kundër Sevilla ai u zëvendësua me Ousmane Dembele, i cili nuk ka pasur formën e tij më të mirë por ishte ai i cili do të jetë në garë për të zëvendësuar argjentinasin

Messi do të jetë jashtë për tri javë, kështu që Ernesto Valverde ka nevojë për lojtarë të tjerë që do të jenë në ndeshjen e tyre më të mirë dhe për këtë ka disa kandidatë që do të jenë të gatshëm për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

Dembele është një opsion, natyrisht, por Malcom, Rafinha, Munir El Haddadi, Carles Alena dhe Sergi Roberto mund të jenë në formacion gjatë kohës sa do të mungojë Messi.

Këta janë disa nga kandidatët që do ta shfrytëzojnë mungesën e numrit 10

Ousmane Dembele

Përparësitë: Ai ka treguar talentin e tij dhe krijon hapësira vështirë të mbulueshme, është i aftë të godas me të dyja këmbët dhe të shënojë po ashtu.

Dobësitë: Gjithmonë zgjedh opsionin më të keq, gjuan kur duhet të pasojë apo e mban topin, dhe nuk është lojtari më teknikën më të mirë.

Rafinha

Përparësitë: Ai është majtak si Messi dhe ai luan më mirë kur është afër zonës së rreptësisë.

Dobësitë: Nuk është dribler i mirë, nuk është as golashënues i mirë.

Munir El Haddadi

Përparësitë: Ai është më shumë sulmues qendrorë, por mund të luaj edhe si anësorë.

Dobësitë: Ai gjithmonë i del në rrugë Suarezit kur luajnë bashkë e që është pengesë për uruguaianin në këtë rast.

Malcom

Përparësitë: Ai është i shpejt dhe mund të shënojë gol.

Dobësitë: Ai nuk është i preferuari i Valverdes, një gjë që është kundër tij.

Carles Alena

Përparësitë: Ai është majtak, ai gjithmonë luan në rolin e Messi për skuadrën B.

Dobësitë: Sapo është rikthyer nga një lëndim të gjatë dhe nuk ka luajtur ende për skuadrën e parë.

Sergi Roberto

Përparësitë: është taktikisht shumë i mençur, i mirë në sulm dhe në krahun e djathtë, ia del mirë edhe si anësor i djathtë i mbrojtjes.

Dobësitë: Mund të paraqitet shumë dobët ashtu sikurse kundër Romës në krahun e djathtë, sidomos kur pas tij është Nelson Samedo.

 

(Kosova Sot)