Alexander-Arnold: Liverpool e do Premierë Ligën dhe Ligën e Kampionëve

  • 23 October 2018 - 20:55
Alexander-Arnold: Liverpool e do Premierë Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Liverpool nuk do të zgjedh por do të luftojë për ta fituar Premierë Ligën dhe Ligën e Kampionëve këtë sezonë, ka thënë anësori i djathtë i mbrojtjes

Trent Alexander-Arnold beson që Liverpool janë të fortë mjaftueshëm për të luftuar për trofe si në Premierë ligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Nuk mund ta zgjedh njërën”, tha ai në konferencën për shtyp para ndeshjes kur u pyet për atë se më shumë e dëshiron suksesin në Premierë Ligë apo në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi një skuadër mjaftueshëm të mirë për ti fituar të dyja. Ne nuk e përjashtojmë asnjërën nga këto dy trofe”.

“Të dyja janë të rëndësishme. Është e vështirë ta marrësh një, kështu që unë them më mirë ti marrim të dyja”.

 

(Kosova Sot)