Roma e shkëlqyeshme para CSKA’së së Moskës

  • 23 October 2018 - 23:16
Roma e shkëlqyeshme para CSKA’së së Moskës

Roma ka shënuar një fitore të thellë sonte kundër CSKA së Moskës me rezultat 3-0. Me këtë fitore Roma prin në Grupin G duke lënë pas Real Madridin kundër SPAL.

Pjesa e parë ishte e tëra e Romës, me Edin Dzekon që ishte forca kryesore kundër CSKA’së sonte.

Pikërisht Edin Dzeko arrin që të kaloi Romën në epërsi, fillimisht në minutën e 30’të, ndërkaq ai shënon edhe njëherë pesë minuta para se të përfundojë pjesa e parë e ndeshjes.

Së Roma po bënte një superndeshje sonte e tregon edhe fillimi i pjesës së dytë ku ata e trefishuan shumë herët rezultatin.

Në minutën e 50, sulmuesi i talentuar turk, Cengiz Under shënon golin e tretë dhe të sigurisë për romakët.

Pas goli të tretë romakët e ruajnë mirë rezultatin dhe për momentin janë në vendin e parë të Grupit G më gjashtë pikë, po aq pikë sa ka edhe Real Madridi në pozitën e 2.

 

(Kosova Sot)