Vazhdon agonia e Manchester, Juve fiton në Old Trafford

  • 23 October 2018 - 23:18
Vazhdon agonia e Manchester, Juve fiton në Old Trafford

Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme sonte në Old Trafford duke e mundur Manchester United me rezultat 3-0. Me këtë fitore Juventus prin si lider në Grupin H më 9 pikë nga tri ndeshje të luajtura deri me tani

Juventus edhe njëherë ka treguar së është një skuadër e madhe dhe konkurrent për të fituar Ligën e Kampionëve sivjet.

Ata sonte kanë mundur me rezultat të ngushtë por shumë të vlefshëm Manchester United 1-0, një fitore kjo që i dërgon ata në vendin e parë në grupin e tyre.

I cilësuar si derbi i së martës në Ligën e Kampionëve në mes të Manchester United dhe Juventus ka përfunduar me fitoren e torinezëve .

Në pjesën e parë Juventusi ishte shumë më i mirë se United.

Ata e dominuan takimin, madje kishte momente kur Juventus kishte posedimin më shumë se 70 për qind.

Po ashtu, Juventus ishte më e mirë edhe në organizimin e aksionëve dhe kjo ju shpërblye.

Një depërtim i Ronaldos në minutën e 17 nga krahu i djathtë bëri që krosi i tij pas një devijimi të shkonte topi tek Paulo Dybala i cili nga afërsia shënoi për Juventusin golin e parë.

United tentoi që të kthehet në lojë por pa sukses pasi që kampioni italian arrinte që ta kontrollonte ndeshjen në mënyrën e tyre më të mirë. 

Mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë e pati Ronaldo në minutën e 60’të por David De Gea bëri një superpritje për t’ia mohuar golin e tij.

Megjithatë pas kësaj minute Manchester United prapë u tregua shumë inert në lojën e tyre.

Ata nuk krijuan shanse të pastra për gol, derisa Juventus arrinte që ta kontrollonte si duhet këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Juventus prin në grupin H më 9 pikë dhe një fitore eventuale në ndeshjen e radhës në stadiumin e tyre kundër Manchesterit do ta kualifikonte këtë skuadër si të parën në grup për turin e radhës në Ligën e Kampionëve. 

Grupi H

Juventus 9

Manchester United 4

Valencia 2

Young Boys 1

 

 

(Kosova Sot)