Tuchel: Ndeshje speciale për Cavanin dhe Verrattin

  • 24 October 2018 - 00:01
Tuchel: Ndeshje speciale për Cavanin dhe Verrattin

Thomas Tuchel beson që Edinson Cavani dhe Marco Verratti mund të jenë decizivë për Paris Saint-Germainë në ndeshjen e tyre “speciale” me Napolin, derisa trajneri “është i inspiruar” nga Carlo Ancelotti

Thiago Silva është jashtë shkaku i një lëndimi, me Angel Di Maria dhe Marco Varratti që janë kthyer në skuadër, por paevitueshëm fokusi do të jetë në ish yllin e Napolit, Cavani.

“Edinson është shumë i rëndësishëm për ne dhe në këtë moment ndoshta ndjenjat e tij do të jenë të mërzitura pasi që nuk është duke shënuar gola, por i kam thënë që situata e tij do të ndryshoi dhe ai nuk duhet të mendojë për këtë”, tha Tuchel në konferencën për shtyp.

“Ai ka punuar shumë për skuadrën, por duhet ta ruaj besimin dhe goli do të vije. E di që nesër për të do të jetë një ndeshje speciale dhe shpreson që ai të shënon”. 

 

(Kosova Sot)