De Vrij: Inter nuk do luaj për barazim me Tottenhamin

  • 08 November 2018 - 18:32
De Vrij: Inter nuk do luaj për barazim me Tottenhamin

Stefan de Vrij ka paralajmëruar Tottenhamin që Interi “nuk do të shkojë atje me idenë për të marrë barazim” në ndeshjen kruciale të Ligës së kampionëve për kalim tutje në grup

Nerazzurri do të kualifikohet në 16 skuadrat më të mira nëse ata i shmangen një humbje në Ëembley, pasi që kanë rekord më të mirë kokë me kokë pasi që fituan në San Siro.

“Ne jemi në pozitë më të mirë, një pikë na mjafton”, tha De Vrij.

“Por ne nuk do të shkojmë me idenë që të barazojmë atje. Ne duam të fitojmë, kjo është ajo që synojmë çdo ndeshje”.

“Në zhveshtore ne duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës dhe dy ndeshjet me Barcelonën na kanë mësuar shumë sepse ata janë njëra prej skuadrave më të mira në botë”.

“Ne i presim ndeshje si këto, ne i njohim ata, ata janë të fortë por është mirë të luash kundër skuadrave të tilla të forta për të parë se çfarë niveli keni”. 

 

(Kosova Sot)