Wenger tregon pse Sanchez po vuan për formë në Manchester - Sport - Kosova Sot
Wenger tregon pse Sanchez po vuan për formë në Manchester

Wenger tregon pse Sanchez po vuan për formë në Manchester

Sulmuesi kilian është duke marrë në konsideratë për t’u larguar nga Djajtë e Kuq pasi shkoi atje në janar, por ai ka dështuar për të bërë ndikimin që është pritur

Alexis Sanchez e ka “humbur besimin’, sipas ish trajnerit të tij në Arsenal Arsene Wenger, me kilianin që po vuan për të luajtur mirë në Manchester United.

Sulmuesi jug-amerikan kishte shkëlqyer në Emirates Stadium gjatë kohës sa kishte punuar nën urdhrat e francezit, me reputacionin e tij si njëri prej lojtarëve më të mirë në Londrën Veriore.

Ai, megjithatë, mori vendim që të largohet në janar për aventura të reja, pasi që kontrata e tij me Gunners skadonte në verën e këtij viti, duke ndryshuar atë për skuadrën nga Old Trafford.

Gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar Sanchezi në manchester, i cili ishte konsideruar një përforcim i madh, por deri me tani ka shënuar vetëm katër gola.

“Besoj që ai e ka humbur besimin në vetvete”, tha Wenger që është i mërzitur ta sheh ish lojtarin e tij në këtë formë të keqe me beIN Sports.

“Fuqia e Alexis Sanchez është të marrë iniciativë, të driblojë dhe të përkrahet nga publiku”.

“Këta janë lojtarët të cilët janë të prekshëm kur humbin besimin në lojën e tyre pasi që ajo bazohet në këtë duke pasur gjithmonë ndjenjën e iniciativës, ai e ka humbur këtë ngadalë”.

“Që nga fillimi i sezonit ai ka një nivel të lart të energjisë por ai e ka humbur edhe atë tani. Ndoshta tani do të rikthehet pasi që Mourinho e la jashtë për një kohë të gjatë”. 

 

(Kosova Sot)

14 orë e 26 minuta më parë
15/11/18