Chelsea vazhdon pa humbje këtë sezon, kualifikohet tutje në Europa Ligë

  • 08 November 2018 - 21:03
Chelsea vazhdon pa humbje këtë sezon, kualifikohet tutje në Europa Ligë

Me fitoren kundër Bate Borisov sonte, Chelsea është skuadra e vetme në top 5 ligat europiane që nuk ka pësuar humbje që prej fillimit të këtij sezoni. Djemtë e Maurizio Sarrit arritën me këtë fitore që të kualifikohen për në fazën tjetër të Europa Ligës

Chelsea e ka mundur në shtëpi Bate Borisovin duke bërë kështu një hap të madh për t’u kualifikuar për në fazën tjetër të Europa Ligës.

Me këtë fitore, Chelsea është e vetmja skuadër në top 5 ligat e Europës që nuk ka pësuar humbje në këtë sezon.

Që nga fillimi i pjesës së parë Chelsea ishte një skuadër më sulmuese dhe sulmoi më shumë në drejtim të portës kundërshtare.

Por, pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për Chelsean dhe ata arrin që të kalojnë shpejt në epërsi.

Ishte Olivier Giroud që gjen rrjetën e golit pas disa ndeshjeve për ti kaluar në epërsi londinezët.

Me këtë fitore, Chelsea prin në grupin L të Europa Ligës më 12 pikë duke kaluar në fazën tjetër të Europa Ligës. 

 

(Kosova Sot)