“Ne nuk do të ulemi dhe të qajmë”, Gasttuso gati për derbin me Juven

  • 09 November 2018 - 09:48
“Ne nuk do të ulemi dhe të qajmë”, Gasttuso gati për derbin me Juven

Mbrojtësi Mateo Musacchio duket se do ti shtohet listës së lëndimeve serioze të AC Milan, por trajneri pret një rikuperim të shpejtë të tij dhe të tjerëve

Gennaro Gattuso pret që Mateo Musacchio do të bëj gjithçka që të rikuperohet dhe të luaj për AC Milan kundër Juventus pavarësisht se pësoi një tërheqje muskulore kundër Real Madridit.

“Lëndimi i Musacchio më shumë ishte një përplasje, por duke njohur temperamentin e tij, ai do ja dal dhe do të rikuperohet për të luajtur këtë vikend”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

Hakan Calhanoglu po ashtu u largua pas një lëndimi në shputë, duke shtuar problemet për Milanin që mund të mbesin pa Gonzalo Higuain, Giacomo Bonaventura dhe Davide Calabria kundër Juventusit këtë vikend, derisa Lucas Biglia dhe Mattia Caldara janë në listën e lojtarëve të lënduar për kohë më të gjatë.

“Calhanoglu ka vetëm një mavijosje në shputën e sipërme. Do të shohim”, tha Gattuso.

“Me duhet të pres çfarë do të thonë doktorët, pasi që unë jam trajner dhe nuk jam doktor. Por kjo nuk ka rëndësi, ne do të luajmë dhe do të kemi një betejë pa shikuar alibi në arsyetime koti”. 

 

(Kosova Sot)