Milan deponon ankesë për Higuain?

  • 13 November 2018 - 17:55
Milan deponon ankesë për Higuain?

Milan raportohet se ka apeluar rastin e Gonzalo Higuain pasi që ai është dënuar me dy ndeshje mos lojë pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Juventusit

Sulmuesi u përjashtua me të kuq pas reagimeve të mëdha pse u ndëshkua dhe u përlesh me fjalë me dy lojtarë të Juventusit.

Sot është lajmëruar nga drejtuesit e Serie A se ai është dënuar për dy ndeshje, kundër Lazios dhe Parmës, e po ashtu i është dhënë vërejtje për shkak të sulmit ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Megjithatë, sipas MilanNews, kuqezinjtë e kanë apeluar këtë ndalesë dhe shpresojnë që Pipita të kthehet për ndeshjen kundër Parmas.

Ndëshkimi me të kuq automatikisht tregon një ndeshje mos lojë, kështu që nuk ka mundësi që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Lazios.

(Kosova Sot)