Ozil refuzoi një milion funte në javë për të qëndruar në Arsenal

  • 13 November 2018 - 18:15
Ozil refuzoi një milion funte në javë për të qëndruar në Arsenal

Agjenti i gjermanit, Dr Erkut Sogut, ka konfirmuar se një klub nga Azia kishte ofruar një milionë funte në javë për Ozilin, por ai e refuzoi për të qëndruar në Angli

Mesut Ozil ka refuzuar një “ofertë të çmendur” nga Azia për të qëndruar në Arsenal, ka thënë agjenti i tij Dr Erkut Sogut, me të cilën ai do të fitonte një milionë funte në javë.

Plejmejkeri gjerman u përkushtua për ta vazhduar karrierën te Gunners gjatë vitit 2017-18, sezon në të cilin edhe i skadonte kontrata.

“Ne kishim më të vërtetë oferta joshëse nga Azia, oferta të çmendura. Por, për Mesut, paratë nuk do të thotë që janë faktor kryesor i tij”.

“Paratë definitivisht janë një gjë e rëndësishme që duhet marrë në konsideratë, por njerëzit duhet të kuptojnë që aftësitë futbollistike është njëri nga aspektet e negociatave për një kontratë. Ndikimi komercial është krucial në ditët e sotme për një futbollist”.

“Mesit ka më së shumti përcjellës në rrjetet sociale nga çdo lojtarë tjetër në Premier Ligë dhe kjo mund të lexohet se numri i tij në fanellë është më i shituri në klub”.

“Në fund të ditës, i tërë ky infromacion duhet të marrët në konsideratë. Kështu që, ana komerciale është shumë e madhe për një lojtar si Mesut, i cili ka luajtur në disa vende ku ishte numri 10 edhe në Kombëtare, ku edhe fitoi Botërorin. Tregu i tij është botëror. Klubi fiton me këta lojtarë, por në fund foli edhe zemra e tij”.

“Ne ishim të lirë për të nënshkruar me tjera klube dhe në fund Mesuti e do klubin. I tregova të gjitha atij dhe ai tha shkurt: ‘Kjo është shtëpia ime, dua të rri këtu”. 

(Kosova Sot)