“De Gea mund të largohet nga United, për ta fituar Ligën e Kampionëve”

  • 13 November 2018 - 18:51
“De Gea mund të largohet nga United, për ta fituar Ligën e Kampionëve”

Eric Steele ka pranuar që portieri ka ndihmuar ngritjen e skuadrës së fundmi në Old Trafford por ai është duke e marrë në konsideratë largimin, për të luajtur për një klub më të madh
David de Gea “duket se po shikon” opsione jashtë Manchester United, ka thënë Eric Steele, me spanjollin që ende nuk është duke nënshkruar kontratë të re pasi që po e merr në konsideratë të ardhmen e tij.

Spanjolli është rrethuar me transfere në disa skuadra viteve të fundit, por më së shumti ishte lidhur me një rikthim të tij në Atdhe, te Real Madridi.

“Nëse e pyesni Davidin tani, ai është i përkushtuar në Manchester United”, ka thënë Steele, i cili ishte trajner i portierëve në Old Trafford por u largua me ardhjen e David Moyes më 2013, për Goalkeepers’ Union podcast.

“Ai ka raporte fantastike me lojtarët, tifozët por ai dëshiron që të jetë fitues dhe paevitueshëm ai tani është duke kërkuar largimin dhe mendon që “do ta arrin këtë”, edhe pse për momentin janë në Ligën e Kampionëve”.

“A po i sheh edhe klubet e tjera që po bëhen më të mëdha dhe më të forta, po bëhen me garuese. Ai ka 28 vjet, po vjen në vitet e tij më të mira ku duhet të kërkojë për të marrë trofe”. 

(Kosova Sot)