San Siro do të rinovohet nga Milan dhe Inter, skuadrat rrisin fitimet

  • 13 November 2018 - 18:56
San Siro do të rinovohet nga Milan dhe Inter, skuadrat rrisin fitimet

Inter dhe Milan kanë arritur marrëveshje për ta rinovuar San Siron, duke reduktuar kapacitetin e tij dhe duke shtuar më shumë hapësira reklamuese. Besohet se ata do të investojnë 200 milionë euro për këtë gjë

Javën e kaluar dy klubet konfirmuan që kanë nisur zyrtarisht diskutimet për të shikuar opsione për projektin e stadiumit që e shkëmbejnë së bashku, që duket se do të ishte një rizhvillim i Giuseppe Meazzas.

Tani, sipas “Il Sole 24 Ore” konfirmon që qëllimi është ta blejnë tokë nga Këshilli i Qytetit për 99 vite, e jo të paguajnë qira për stadiumin sikurse bëjnë deri me tani.

Kjo është e njëjtë çfarë bëri Juventusi kur ata e ndërtuan stadiumin e tyre të ri, kjo lejon klubet që të kursehen nga shpenzimet e ndërtesës në tërë brendësinë e arenës së ri përderisa siguron këshillin që ata nuk do të humbin të ardhura që ata fitojnë për momentin.

Projekti do të jetë i njëjtë si një që Nerazzurri kishin planifikuar më 2015 dhe do të planifikonte rinovimin komplet të stadiumin brenda një periudhe katër vjeçare.

Ulëset e larta do të largohen, duke ulur kapacitetin e stadiumit në 65 mijë njerëz dhe e njëjta do të përdorej për hotelieri dhe aktivitete të tjera.

Shpenzimet totale do të kushtonin rreth 200 milionë euro, e cila shumë do të ndahet në mes të Inter, Milan dhe Këshillit të Qytetit.

Kjo do të kompensohet edhe me shitjen e të drejtave të stadiumit, sikurse Juventus Stadium që u bë Allianz Stadium-jashtë garave të UEFA’së dhe FIFA’së-vitin e kaluar.

Me rritjen e turmave për dy skuadra në vitet e fundit, të ardhurat nga stadiumit parashikohen që të jenë 100 milion për sezonë.

Kjo është më shumë se 55 milionë që fiton Juve nga stadiumi i tyre, por duhet të kuptohet që këtu kemi dy klube që luajnë në të njëjtën shtëpi.

(Kosova Sot)