Messi me risi në atletet e tij

  • 13 November 2018 - 19:30
Messi me risi në atletet e tij

Para ndeshjes se ardhshme të Barcelonës kundër Atletico Madridit të shtunën më 24 nëntor, Lionel Messi ka treguar atletet e tij të reja që janë të dominuara nga ngjyra e kaltër dhe e kuq

Argjentinasi duket se do ti vesh ato për herë të parë në përballjen në stadiumin “Wanda Metropolitano”, pas pushimeve të ndeshjeve të Kombëtarëve.

Atletet e tij janë të dominuar nga ngjyra e kuq dhe e kaltër që përcillen edhe me një shirit ngjyrë të verdhë.

Messi shpreson që do të vazhdojë shënimin e golave që e ka bërë kohëve të fundit kundër Los Rojiblancos.

Ai për momentin prin me gola bashkë me Luis Suarez në ligë, edhe pse numri 10 mungoi disa ndeshje shkaku i lëndimit. 

 

(Kosova Sot)